VEPRA logo
Logo link

LIRI POPUJVE GJITHMONË

Avni XHEMAJLIAvni XHEMAJLI


Krimet e ushtruara nga Izraeli ndaj palestinezëve, u kujtojën shqiptarëve të Kosovës historitë e tyre rrëqethëse, kur prej fillimit të viteve 80-të e deri në fillim të viteve 90-të, serbët ua kthenin të vrarë djemtë e tyre nga shërbimi ushtrak i ushtrisë së atëhershme jugosllave në arkivole prej hekuri hermetikisht të mbyllura (derisa shqiptarët bojkotuan këtë ushtri), duke thënë se djemtë e tyre po bënin vetvrasje, akt krejt i pazakonshëm e i pavërtetë që s’e njihte ky popull!

Dikujt sigurisht i kujtohet e dikujt edhe jo, kur para një dekade grupi i njohur gjerman i rok muzikës, “Kelly Family”, në aksionin humanitar për të grumbulluar të holla gjithandej Evropës në ndihmë popullit të Kosovës, prezantoheshin me këngën e njohur “The children of Kosovo”, të cilën në atë kohë e këndonin me dhimbje e shpeshherë edhe me lot në sy, e posaçërisht refrenin e njohur: “This children of Kosovo/ Are crying for a helping hand/ The children of Kosovo/ Are dreaming of a peaceful land”. Secilin njeri që pati rastin të dëgjonte këtë këngë në koncertet e mbajtura apo në TV, qoftë shqiptarë a të huaj, e prekte në zemër dhe ua këpute shpirtin. Kjo bëri që qindra mijëra njerëz të huaj, ende të panjohur mirë sa duhet me çështjen e Kosovës, të solidarizoheshin e të bashkoheshin me Kosovën anë e mbanë Evropës e botës, me njerëzit e saj, me fëmijët e saj, në dramën që po përjetonte ajo në atë fundshekull.
Po në këtë fillim shekulli kemi akoma një dramë që kërkon fundin - të cilën bota e shikon me dekada si të ishte një shfaqje teatri, sikur kënaqet me të e pastaj madje edhe duartroket - një tragjedi të një populli tjetër që rënkon, vuan, e qan për më shumë se gjysmë shekulli mes tri mureve, në veri dhe lindje me Izraelin, në perëndim me detin, kurse të katërtin tani po ia vënë në jug të tij në kufi me Egjiptin, për ta izoluar përfundimisht. Është ky populli i Palestinës. Janë gratë palestineze. Janë burrat e Palestinës. Janë pleqtë palestinez. Janë fëmijët, janë vajzat dhe djemtë e rripit të Gazës, që mes katër mureve qajnë për ndihmën e një dorë dhe e ëndërrojnë paqen në jetën dhe tokën e tyre.
E vetmja dorë e shtrirë këtij populli në këto çaste - e cila para një viti përjetoi një dhunë të paparë të ushtruar ndaj tyre, prej 27.12.08 deri 18.01.09, nga forcat ushtarake izraelite, duke mos kursyer asgjë mbi ta, skena këto të cilat u përcollën në televizionet anë e mbanë botës - është karvani i një autokolone me ndihma humanitare e medicinale prej 200 automjetesh, i titulluar si “Viva Palestina”, e që kohë më parë ishte nisur nga Londra dhe përshkoi mbi 4.000 kilometra rrugë përgjatë Evropës, për të arritur në destinacionin e caktuar. Por ja që edhe kjo ndihmë një kohë të gjatë u bllokua dhe pengua nga autoritetet izraelite e egjiptase për të mos hyrë në Gaza. Ndihma këto të cilat do t’ua lehtësojnë sadopak dhimbjet e vuajtjet atyre njerëzve që pësuan nga lufta e egër 22 ditëshe me bomba e fosfor që e digjte edhe nëntokën e Gazës, ku humbën jetën 1.400 palestinez, një e treta prej të cilëve fëmijë, ku pati mbi 5000 njerëz të plagosur dhe një popull i tërë prej 1.5 milion njerëzish në Gaza të vrarë në shpirt e në zemër.
Në fakt, lufta nuk zgjati vetëm 22 ditë. Ajo vazhdon edhe tani. Bota në mënyrë indiferente e shikonte autokolonën e bllokuar, kurse i vetmi shtet që realisht bëri diçka që ajo të mbërrijë në Gaza është Turqia, ngjajshëm siç i doli në ndihmë kryeministri i këtij vendi në kampin e Davos-it, duke kërkuar ndaljen e dhunës në Gaza, ku ndër tjera i tha në fytyrë presidentit izraelit, Shimon Peresit, se zëri i ngritur është zëri i fajtorit, ngjarje kjo që u pa gjithandej botës në mediat e shikuara.
Në televizionet botërore si Al-Xhazeera, CNN, Euronews, BBC, Skynews etj., u panë gjithashtu edhe krimet e gjenocidi i ushtruar ndaj popullit palestinez në Gaza, që nuk ishte i pari, por që kam frikë se nuk do të jetë i fundit. U pa se si në duart e djalit e përgjakur vdiste nëna, në duart e nënës vdiste djali, në duart e djalit vdiste babai, në duart e babait vdiste vajza, kurse në duart e vajzës vdiste gjyshja e cila e kishte rritur me mund e dashuri... Bota i pa mëkatet e bëra në Gazë, i pa krimet, e pa gjenocidin, i pa që të gjitha. Dhe nuk bëri asgjë. Vetëm se i ktheu shpinën dhe i shikoi sikur të ishin ngjarje të një filmi triler, aksion a sciencefictioni. Nuk u zgjua as edhe atëherë kur ushtria izraelite sulmoi e bombardoi dhe selinë e OKB-së në Gaza. Por një gjë së paku duket të jetë arritur: Mos harrimi i turpit që ndodhi sheshazi në sytë e botës.
Së fundi bota e pa edhe turpin tjetër, kur gazeta “American Free Press” publikoi aktivitetin kriminal të një sindikate të rabinëve çifut në Amerikë, të cilët trafikonin dhe kryenin kontrabandë me organet e njerëzve, qendra e të cilëve gjendet në Izrael, kurse shpenzimet e saj garantohen nga institucioni i quajtur “Projekti për shëndetin kombëtar të Izraelit”, gjë të cilin e pohoi edhe vet një ish-oficer i Izraelit në pension, i cili u gjykua në Brazil kohë më parë për trafikim të organeve njerëzore. Pasi aktiviteti kriminal me trafikimin e organeve doli të jetë i vërtetë në Amerikë, rabinët çifut që po bënin biznes me mishin e huaj, u arrestuan nga FBI-ja. Gazeta “American Free Press” bëri të ditur gjithashtu se projekti “Shpëtimi i Jetimëve”, që mbulohet në të gjithë botën, rrëmben fëmijët dhe pas marrjes së organeve i djegin kufomat e tyre.
Menjëherë pas kësaj ngjarje tronditëse pasoi ngjarja tjetër edhe më rrënqethëse, e publikuar në një gazetë tjetër. Gazetari suedez Donald Bostrom, në gazetën Suedeze “Aftonbladet”, në njërin prej artikujve të tij të botuar në formë libri, me titull: “Ata grabisin organet e trupave të fëmijëve tanë”, shkruan: “Izraelitët rrëmbejnë të rinjtë palestinezë në Bregun perëndimor të lumit “Jordan” dhe në Rripin e Gazës dhe pasi i vrasin, u marrin organet e trupit dhe kufomat e tyre ua dorëzojnë familjeve”. Bostrom shkruan se këto veprime kriminale kanë filluar me urdhër të Ehud Olmert-it në fillim të viteve 1990, i cili në atë kohë ishte ministër i shëndetësisë së Izraelit. Duke sqaruar më tutje se Izraeli krime të tilla kishte kryer edhe gjatë Intifadës së parë në vitin 1988.
Gazetari suedez Bostrom sqaron gjithashtu se ushtarët izraelitë nuk i kanë kursyer as kufomat e palestinezëve, organet e të cilëve i kanë shitur. Bostrom në shkrimin e tij tregon se ka qenë vet dëshmitar në rastin e të riut palestinez, Belal Ganemit, kur e kishte parë se si ushtarët izraelitë, në vitin 1992, e rrëmbyen atë pasi e plagosën, ndërsa disa ditë më vonë Izraeli ia ktheu kufomën familjes së tij, të cilët e panë se barku i Belal Ganemit ishte qepur. Kjo u vërtetua edhe nga vet gazetari suedez Bostrom, i cili në atë kohë kishte arritur të fotografojë trupin e të riut palestinez Belal Ganemi, fotografia e të cilit me barkun e qepur u botua në gazetën suedeze “Aftonbladet”.
Krimet e tilla të ushtruara nga Izraeli ndaj palestinezëve, u kujtojnë shqiptarëve të Kosovës historitë e tyre rrëqethëse, kur prej fillimit të viteve 80-të e deri në fillim të viteve 90-të, serbët ua kthenin të vrarë djemtë e tyre nga shërbimi ushtrak i ushtrisë së atëhershme jugosllave në arkivole prej hekuri hermetikisht të mbyllura (derisa shqiptarët bojkotuan këtë ushtri), duke thënë se djemtë shqiptarë po bënin vetëvrasje, akt ky krejt i pazakonshëm e i pavërtetë që s’e njihte ky popull! Urdhër i prerë i asaj ushtrie ishte gjithnjë që arkivolet të mos hapeshin kurrsesi. Ushtira jugosllave/serbe i shoqëronte dhe i mbikqyrte arkivolet derisa ushtarët shqiptarë varroseshin në vendlindjet e tyre, madje duke qitur edhe më armë kinse në shenjë pikëllimi e dhimbjeje për humbjen e ushtarëve të vet!!!
Për shkak të urdhrave të ashpra ushtarake dhe dhunës, qenë vetëm pak familje të cilat morën guximin të ndriçojnë fatin e bijve të tyre, gjegjësisht hapjen e arkivoleve dhe refuzimin për qitjen me armë për të humburit e vet, siç bëri familja Desku nga Siçeva e komunës së Klinës, kur serbët nga Subotica ua kthyen të birin e tyre Jetullah Haxhi Desku, të vrarë më 18 maj 1990, vetëm dy muaj pasi kishte shkuar të kryejë shërbimin ushtarak. Me hapjen e arkivolit, familjarët e tij panë trupin e djalit të tyre të qepur në të gjithë trupin, prej fytit lartë e deri në fund të barkut, ngjashëm si trupin e të riut palestinez Belal Ganemit. Aktet e tilla kriminale të ushtruara nga ushtria serbe, shqiptarët i merrnin më shumë si masakër, dhe pak kujt në atë kohë do këtë mundur t’i shkojë mendja se djemtë e tyre nuk janë vrarë vetëm pse janë shqiptarë, por edhe për arsye të përfitimit e trafikimit nga marrja e organeve nga trupat e tyre, ngjashëm siç bën sot Izraeli më bijtë e bijat e Palestinës.
Gazetari suedez Donald Bostromi, i cili është i mendimit se me kërkesë të vendeve islamike Gjykata Ndërkombëtare e Dretësisë në Hagë duhet të ndjekë penalisht këtë çështje, thotë se Belal Ganemi nuk është viktima e vetme e vrasjeve dhe e trafikut të organeve njerëzore nga organet shtetërore të Izraelit. Viktima të tjera ishin edhe dy palestinezët tjerë, Khaled dhe Raed, si dhe shumë të rinj tjerë, familjarët e të cilëve Bostromi i kishte intervistuar dhe kishte biseduar me ta, e të cilët me këtë rast i kishin rrëfyer atij se si ushtria izraelite u kishte marrë organet e fëmijëve të tyre pasi i kishin vrarë ata. Edhe vëllai i një vajze palestineze 15 vjeçare tregon se si ushtarët izraelitë e kishin marrë motrën e tij të plagosur, kurse kur ia kishin kthyer trupin, mungonin organet kryesore nga trupi i saj. Ndërkaq Rabin Rozenbaum, i akuzuar për shitjen e veshkave të palestinezëve në Amerikë, ka pohuar se veshkat i blinte në Izrael me një çmim prej 10 mijë dollarë, kurse i shiste në Amerikë me një çmim prej 160 mijë dollarë!!!
Reagimi i Izraelit ndaj shtetit të Suedisë për publikimin e këtij artikulli në gazetën suedeze ishte mjaft i ashpër, duke mohuar raportin e “Aftonbladet” me akuzën tanimë të njohur për anti-semitizëm, kurse gazetës në fjalë dhe qeverisë suedeze iu kërkua t’i kërkojnë falje Tel Avivit, gjë që qoi deri në ftohjen dhe prishjen e marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Jen Hellin, kryeredaktor i gazetës “Aftonbladet”, iu përgjigj institucioneve izraelite në këtë mënyrë: “Më vjen keq të shikoj që qeveria e Izraelit me akuza të pabaza, me propaganda qesharake dhe duke përmendur anti-semitizmin, përpiqet të pastrojë këtë çështje. Ky artikull në asnjë mënyrë nuk është anti-semit, por vetëm hedh dritë mbi veprimet e ushtarëve izraelitë”.
Në anën tjetër, as qeveria suedeze nuk e dëgjoi zërin shfajësues të Izraelit, dhe nuk pranoi t’i kërkojë falje asaj (e cila në shenjë hakmarrjeje, ndaloi hyrjen e gazetarit dhe fotoreporterit të gazetës suedeze “Aftonbladet” në Rripin e Gazës), por u shpreh e vendosur për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Dhe me të drejtë, sepse gjithë këto ngjarje rrënqethëse dolën të vërteta, kur para pak ditësh Izraeli pranoi vjedhjen e organeve të palestinezëve dhe trafikimin e tyre, pasi intelektualja amerikane Nenci Shefer Hughes, akademike dhe profesoreshë e antropologjisë në Universitetin Berkeley të Kalifornisë, ndihmoi edhe më tej në ndriçimin e këtyre ngjarjeve që shokuan publikun botëror dhe shqetësuan Izraelin, duke e publikuar intervistën e saj të bërë në vitin 2000 me ish-shefin e Institutit Izraelit “Abu Kabir”, Dr. Jehuda Hiss, pjesë të së cilës u transmetuan edhe në Kanlin II të Izraelit.
Ushtria izraelite e përfshirë drejtpërdrejt në këto skandale çnjerëzore, pranoi turpshëm vjedhjen e organeve, duke thënë: “Ky aktivitet ka përfunduar para një dekade dhe nuk do të ndodhë më!”, kurse Ministria izraelite e shëndetësisë gjithashtu e pranoi turpin duke thënë se marrja e organeve ishte bërë me leje!!!
Mirëpo, ndryshe nga ushtria izraelite dhe Ministria izraelite e shëndetësisë mendon gazetari suedez Donald Bostromi, i cili thotë: “Rastet e publikuara nga gazeta “Aftonbladet” kanë të bëjnë me krimet e regjimit sionist deri në vitin 1992, por ky regjim edhe më pas ka vazhduar grabitjen dhe shitjen e organeve të palestinezëve. Si rrjedhim, është e nevojshme të krijohet një grup ndërkombëtar për të kryer hetime më të hollësishme në lidhje me këto krime, në mënyrë që krerët e regjimit sionist dhe autorët e shitjes së organeve të dëshmorëve palestinezë të gjykohen në një gjykatë ndërkombëtare”.
Fëmijëve të Gazës dhe të rinjve të Palestinës në këto mënyra çnjerëzore u është vrarë fëmijëria, sigurisht jo pa qëllim por me vetëdije të plotë, përmes luftës së egër dhe terrorit të zhvilluar brenda katër mureve me armë nga më të ndryshmet nga toka, nga ajri, nga deti, nga të gjitha anët, duke përdorë deri edhe fosforin që dogji jo vetëm njerëzit por edhe nëntokën e Gazës. Nga kjo dhunë tronditëse dhe po aq shokuese të vitit të kaluar, fëmijëve të Gazës u është vrarë fëmijëria. Dhe jo rastësisht, dhe jo pa qëllim, por krime këto të bëra me vetëdije të plotë nga shteti izraelit, sepse kush e ka të vrarë fëmijërinë, e ka të vrarë edhe rininë, edhe pjekurinë, edhe pleqërinë, të vrarë e ka gjithë jetën, edhe shpresën dhe gjithçka tjetër.
Fatkeqësisht, nga këto krime gjenocidale, populli i Palestinës, fëmijët e Gazës dhe të rinjët e saj, janë dënuar të jetojnë në këtë mënyrë me fotografitë e kujtimeve - siç e titullon shkrimtari Milazim Krasniqi një nga romanet e tij, që për tematikë ka po ashtu luftën e dhunën, veçse atë të ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb, e që preferoj leximin e tij si ndihmesë për çlirim nga copëzat e makthit të mbetur diku brenda neve - të kobshme të atyre ngjarjeve shokuese të vitit të kaluar dhe të atyre të më shumë se gjysmë shekulli më parë, që akoma nuk kanë të ndalur në Palestinë, e veçmas në Rripin e Gazës.
Në krejt këtë situatë, a nuk do të thoshte një poet i madh: “Liri popujve gjithmonë”? Kurse po të ishte nga Palestina Ali Podrimja, në këtë gjendje a nuk do të thërriste: “Zgjohu Palestinë!” “Bashkohu!”, “Botë, ndale krimin, gjenocidin, dhunën, Izraelitët!”, se “Ma rrjepën mishin/ E po jetojnë me mishin tim të vdekur!” apo “Gaza është gjaku im që nuk falet!”