I etur jam
Për fjalë të sinqerta
Që nëpër shpirt kalojnë
Dhe ngjallin ndjenjat e ekzistimit...
Djalli më sjellë shqetësime
Më duket se jam në ëndërr
Dhe vallëzoj me hijen time
Dy herë më të gjatë se unë...
Uria dhe varfëria
Shtrëngojnë barkun e thatë
E tensioni i lartë i gjakut
Në gjoksin tim krijon dhembje anginoze...
Mushkëritë hapen dhe mbyllen
Me frymëmarrjen time të thellë
Dhe ndjej aromën e luleve robinje
Të pranverës së hershme...