|
TË MËSOJMË ISLAMIN TONË
Një libër i cili flet për fuqinë e All-llahut Fuqiplotë, Krijuesin e njeriut, kafshëve, bimëve dhe të gjitha gjallesave; Krijuesin e Tokës, Diellit, Hënës, Gjithësisë…
Libër i cili u mëson fëmijëve tuaj në mënyrë shumë tërheqëse Madhërinë dhe Urtësinë e All-llahut, mënyrën e krijimit të njeriut, qenieve të gjalla, Universit.
Të gjitha këto dhe shumë gjëra tjera fëmijët mund të mësojnë përmes kapitujve në vijim të librit “Të mësojmë Islamin tonë”:
- Të gjithë ne jemi krijesa të All-llahut;
- All-llahu dërgoi Profetët dhe Librat;
- Mrekullitë e Kur’anit;
- Çfarë karakteri dëshiron All-llahu për ne?;
- Adhurojeni All-llahun;
- Vdekja dhe jeta në botën e përtejme.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Të mësojmë Islamin tonë
Autor: Harun Jahja
Përkthyes: Marsela Tarelli
Numri i faqeve: 144
Formati: B5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 300 den / 5 €
|
|
MREKULLI NË TRUPIN TONË
Trupi i njeriut paraqet një nga mrekullitë e All-llahut të Madhërishëm. Krijuesi i Gjithësisë e krijoi njeriun në mënyrën më të bukur. Ia fali mendjen për të kuptuar, syrin për të parë, veshin për të dëgjuar... E hijeshoi me gjitha organet që i duhen atij në jetë.
Trupi i njeriut është një botë e mrekullueshme në të cilën trilionë qeliza kryejnë funksione të ndryshme dhe janë në shërbim të njeriut, përderisa njeriu është krejt i pavetëdijshëm për këtë. Grupe të ndryshme të qelizave mundësojnë funksione të ndryshme. P.sh. qelizat e syrit kryejnë një numër të madh procesesh të cilat rezultojnë në fund me mundësinë tonë për të shikuar gjërat dhe lexuar këta rreshta. Qelizat e lukthit ndihmojnë në tretjen e ushqimit, kurse ato të mushkërive janë përgjegjëse për secilën frymë që marrim...
Libri “Mrekulli në trupin tonë” do të mëson fëmijët tuaj për veprimet e përditshme, si lëvizja, tretja e ushqimit, frymëmarrja, të parit, dëgjimi etj. përmes kapitujve në vijim:
- Një fabrikë gjigande që nuk mund të shihet me sy të lirë: Qeliza;
- Një rrjet gjigand që përshkon trupin tonë;
- Udhëtimi që bën ushqimi në trupin tonë;
- Udhëtimi i gjakut nëpër vena;
- Skeleti përbërë nga kockat;
- Motorët mikroskopikë të trupit: Muskujt;
- Kondicioneri i ajrit punon pa pushim në trupin tonë.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Mrekulli në trupin tonë
Autor: Harun Jahja
Përkthyes: Marsela Tarelli
Numri i faqeve: 108
Formati: B5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 300 den / 5 € |
|
MILINGONAT
Milingonat janë krijesa të vogla të All-llahut. Por edhe si të tilla ato kanë një rëndësi të veçantë dhe vend meritor në mesin e krijesave të Zotit. Ndonëse shumë të vogla në madhësi, ato mund të bëjnë gjëra të rëndësishme. I kryejnë punët shumë mirë dhe në kohë të caktuar, sikur të ishin një ushtri e stërvitur dhe përgatitur mirë.
Milingonat kanë më shumë anëtare se çdo gjallesë tjetër në botë. Për shembull, për çdo 700 milionë milingona të ardhura në këtë botë ka vetëm 40 foshnje prej njerëzve! Pra, numri i milingonave në botë është shumë më i madh se numri i njerëzve. Si pasojë e kësaj, një familje e milingonave, ndonjëherë, ka me miliona anëtarë.
Fëmijët tuaj do të njoftohen më për së afërmi me botën e milingonave përmes këtij libri, gjegjësisht përmes bisedës që zhvilloi bashkëmoshatari i tyre Omeri me një mikeshë të tijën milingonë...
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Bota e miqve tanë të vegjël MILINGONA
Autor: Harun Jahja
Përkthyes: Marsela Tarelli
Numri i faqeve: 40
Formati: A5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 120 den /2 € |
|
PËRALLËZA PËR FËMIJËT E MENÇUR 2
Libri në fjalë paraqet vazhdimin e dytë të librit me përrallëza dedikuar për fëmijët nga autori Harun Jahja, të përkthyer në gjuhën shqipe.
Edhe nga ky botim fëmijët do të kenë mundësinë përfitojnë dituri të reja dhe shprehi pozitive në jetë përmes rrëfimeve dhe përrallëzave që tregojnë për shoqërimin e bashkëmoshatarëve të tyre me kafshë dhe gjallesa të ndryshme që fali All-llahu në këtë botë.
Fëmijët përmes faqeve të këtij libri do të takohen me peripecitë dhe përditshmëritë e Farukut, Ahmedit, Emirit, Aliut etj.
Disa nga përrallëzat dhe rrëfimet e këtij libri janë:
-
Faruku dhe Termitet;
- Irfani dhe Qukapiku;
- Nebili dhe Foka;
- Anteri dhe Kanguri;
- Aishja dhe Iriqi;
- Omeri dhe Peshku;
- Tariku dhe Qeni.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Përrallëza për fëmijët e mençur 2
Autor: Harun Jahja
Përkthyes: Marsela Tarelli
Numri i faqeve: 128
Formati: B5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 300 den / 5 € |
 |
PËRRALLËZA PËR FËMIJËT E MENÇUR 1
Libri “Përrallëza për fëmijët e mençur 1” është libri i parë të cilin e boton Shtëpia Botuese “Furkan ISM” prej edicionit të librave për fëmijë të autorit Harun Jahja. Ideja është gjithsesi që në të ardhmen të vazhdohet me botimin edhe të librave tjerë.
Në këtë libër me përralla, të cilat janë shkruar në stilin tashmë të njohur të autorit në fjalë, ka mjaft fakte të rëndësishme. Aty fëmijët do të gjejnë shumë shembuj të mrekullive tek gjallesat e krijuara nga All-llahu i Madhërishëm dhe do të njoftohen apo shohin edhe njëherë natyrën unike të fuqisë së Krijuesit tonë, All-llahut Fuqiplotë.
Është ky një libër i shkruar me gjuhë të lehtë dhe të kuptueshme, të dashur dhe mirëpritur për fëmijët, përmes të cilit ata mund të mësojnë se pse është e rëndësishme të sillen mirë me njerëzit dhe të gjitha gjallesat tjera, pastaj se pastërtia është cilësi e besimtarit, se fjalët e këndshme janë virtyt që e kënaqin All-llahun, si dhe shumë gjëra tjera për të cilat fëmijët kanë nevojë të dinë.
Libri ngërthen në vete një numër të madh të përrallave. Disa nga titujt e tyre janë:
- Amari dhe breshka;
- Çfarë i mësoi Rashidit vëllai?;
- Omeri dhe pinguini;
- Në gjithçka ka mirësi;
- Është e rëndësishme të ndjekësh fjalën e mirë;
- Maksudi dhe kotelja;
- Qerimi dhe gjysh Hasani.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Përrallëza për fëmijët e mençur 1
Autor: Harun Jahja
Përkthyes: Marsela Tarelli
Numri i faqeve: 130
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 300 den / 5 € |
|
SQARIME TË SHKËLQYESHME TË KOMENTIMIT TË DISPOZITAVE KUR'ANORE
Puna më e mirë të cilën mund ta prezantojë njeriu nga veprat e mira dhe veprimtaria më me vlerë të cilës mund t’i përkushtohet, është shërbimi për Librin e shenjtë, Kur’anin Fisnik, të cilin All-llahu Fuqiplotë ia shpalli Vulës së Pejgamberisë, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi sel-lem], e që e bëri dritë dhe ndriçim për njerëzimin,
Në këtë libër, autori Muhammed Ali Sabuni ka tubuar ajetet fisnike në formë të ligjëratave shkencore që në vete ngërthejnë unifikimin e klasikes (tradicionales) dhe bashkëkohores për nga lehtësia. Në artikulimin e këtyre ligjëratave ai ka ndjekur metodologjinë e insistimit për një sistemim preciz, duke bërë analiza të thella, duke bërë analizimin e ajeteve fisnike nga dhjetë këndvështrime, edhe atë sipas këtij modeli:
- Analizë e fjalëve duke argumentuar me fjalët e tefsirologëve dhe linguistëve;
- Kuptimi i përgjithshëm i ajeteve fisnike në mënyrë koncize;
- Shkaku i shpalljes, nëse ajetet kanë shkakun e shpalljes;
- Mënyra e ndërlidhjes (lidhshmërisë) mes ajeteve dhe atyre paraprake;
- Hulumtim rreth mënyrës së leximeve të përcjella besnikërisht;
- Hulumtim rreth formës së lakimit në mënyrë koncize;
- Urtësitë e komentimit;
- Dispozitat juridike dhe argumentet e juristëve muslimanë duke bërë përzgjedhjen e tyre;
- Çfarë udhëzojnë ajetet fisnike në mënyrë koncize dhe
- Përmbyllja e hulumtimit që përmban urtësinë e ligjshmërisë së ajeteve fisnike të përmendura.
Po ashtu, autori në këtë vepër ka bërë edhe një përmbledhje të mendimeve të tefsirologëve të spikatur në të kaluarën dhe të periudhës së mëvonshme, të cilët kanë kaluar net të tëra në shërbim të Librit fisnik vetëm për hir të All-llahut Fuqiplotë, duke prezantuar në mënyrë koncize atë që kanë thënë dijetarët klasikë dhe të mëvonshmit, duke tubuar mes klasikes dhe bashkëkohores, si dhe duke shënuar edhe burimet prej të cilave ka nxjerrë të dhënat, edhe atë me precizitetin dhe besnikërinë më të madhe.
Libri “Sqarime të shkëlqyeshme të dispozitave kur’anore”, i autorit Muhammed Ali Sabuni, përmban dy vëllime. I përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe është vetëm vëllimi parë. Insha’llah së shpejti do të përkthehet dhe botohet edhe vëllimi i dytë.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kur'anore
Autor: Muhammed Ali Sabuni
Përkthyes: Nehat Ismaili, Eljesa Mahmudi, Shaban Sulejmani, Reshat Ibishi
Numri i faqeve: 664
Formati: B5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 900 den / 15 € |
|
RREGULLAT E ARTA TË TË PARËVE PËR VËLLAZËRINË E BESIMIT
Vëllazëria për hir të All-llahut të Madhërishëm është binjaku i besimit. Siç na ka njoftuar edhe Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk konsiderohet se ka besuar plotësisht dhe se është besimtar i plotë ai i cili nuk e do për vëllanë e tij atë që do për vetveten.
Vëllazëria për hir të All-llahut Fuqiplotë është mesazh madhor i Islamit për zemrat e gjalla dhe të mbushura me besim. Përmes këtij mesazhi u vëllazëruan muslimanët e parë të Ummetit, muhaxhirët me ensarët, Bilali etiopian e Selmani persian me mekasit e medinasit. U vëllazëruan, edhe pse nuk kishin lidhje gjaku mes tyre. Me anë të vëllazërisë, bota i hapi zemrën Islamit pa armë, duke bërë që njerëzit të futen në fenë e Zotit grupe-grupe.
Vëllazëria është një ndjenje që të bën ta duash të mirën për të gjithë njerëzit. Ajo që e vë në lëvizje atë, është pastërtia e zemrës. Mbi këtë pastërti ngrihen të gjitha kauzat e drejta, të cilat nuk lëkunden as nga stuhitë dhe as nga furtunat.
Vëllazëria e vërtetë është peshorja e drejtësisë që qëndron gjithmonë e vendosur, edhe atëherë kur fillojnë grindjet dhe debatet mes vëllezërve, duke bërë që ndjenjat e dashurisë të marrin rrugën e tyre dhe vëllai ta falë vëllanë e tij, duke lënë mënjanë gabimet dhe rrëshqitjet e momentit, madje edhe ato të rënda, duke i kërkuar falje All-llahut të Madhërishëm për veten dhe për vëllezërit e tij.
Vëllazëria është këshillim dhe qëndrim pranë njëri-tjetrit në një dynja, litarët e së cilës janë të shkurtër dhe kanë nevojë për litarin e All-llahut të Madhërishëm. Prandaj, vëllazëria mund të ekzistojë vetëm nëse kapemi fort pas litarit të All-llahut të Madhërishëm, drejt së mirës dhe në rrugë të All-llahut, ashtu siç ka thënë Omer ibnul Abdul Azizi [radijall-llahu anhu]: “O njerëz! Kush do që të rrijë pranë nesh, duhet të ketë pesë gjëra, ose përndryshe më mirë të mos na afrohet:
- Të na tregojë për nevojat e atyre që nuk munden të na i tregojnë vetë.
- Të na ndihmojë me sa mundësi të ketë.
- Të na udhëzojë drejt atyre punëve dhe veprave të mira që ne nuk i dimë.
- Të mos përgojojë para nesh vartësit e vet.
- Të mos përzihet në gjërat që nuk i takojnë.”
Libri në fjalë paraqet një vepër rreth vëllazërisë në Islam nga Dr. Abdull-llah Ferexhull-llah, All-llahu e shpërbleftë me shpërblimet më të mira të Tij.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Rregullat e arta të të parëve për vëllazërinë e besimit
Autor: Dr. Abdullah Ferexhullah
Përkthyes: Nasuf Hoxha
Numri i faqeve: 152
Formati: A5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 150 den / 2,5 € |
|
ME EMRIN TËND JETOJMË
Libri “Me Emrin Tënd jetojmë”, i autorit të mirënjohur Amër Halid, është përmbledhje e ligjëratave dhe temave që autori i ka shtjelluar gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në Meken e nderuar, mu në afërsi të Qabesë së bekuar. Kjo e bën edhe më të veçantë këtë botim.
Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhërishëm. Të gjithë emrat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në secilën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithashtu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.
Pyetjes pse pikërisht është zgjedhur të flitet mbi emrat e bukur të Zotit të Madhërishëm, autori Amër Halid i përgjigjet kështu: “Qëllimin tonë me këta tema, do e përmbledhim në dy fjalë: ”Njohjen e Zotit”. Qëllimi ynë është që ta njohim më mirë Zotin tonë. Nëse do e njohësh Zotin, do e duash Atë. Është e pamundur që ta njohësh Zotin dhe të mos e duash. Nëse do e njohësh, do t’i bindesh. Nëse do e njohësh, do të kërkosh kënaqësinë e Tij. Nëse do e njohësh, do të ndjesh mall për Xhennetin e Tij. Nëse do e njohësh, do të rrjedhin lotë nga malli për ta takuar. Shumë njerëz kanë frikë nga vdekja, ndërsa ti e dëshiron, pasi të takon me Zotin e Madhërishëm. Nëse do e njihje, do të shkriheshe nga malli për Të. Nëse do e njihje, ëmbëlsia që të fal adhurimi dhe bindja e Tij, do të dukej më e ëmbël se mjalti. Nëse do e njihje, nuk do të pranoje të veproje asgjë që e zemëron Atë”.
Tridhjetë temat e këtij libri autori i ka përmbledhur në një fjalë: ”Njohja e Zotit”. Nuk ka gjë më të madhe dhe më madhështore se kaq që të thuhet. Besimtari i vërtetë dhe i sinqertë nuk do të kërkon të fiton Xhennetin, veçse pasi ta ketë njohur Zotin e Madhërishëm; nuk do të frikësohet nga ndëshkimi i Tij, veçse pasi ta ketë njohur Atë; nuk do të kërkon të arrinë kënaqësinë e Tij, veçse pasi ta njohë Madhështinë e Tij; nuk do të mund të falet, agjërojë, kryejë Haxhxhin, japë lëmoshë…, veçse pasi ta ketë njohur...
Të githa këto autori i përmbledh në një fjali: “Nëse e njeh Urdhëruesin, i pranon lehtë urdhërat”.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Me Emrin Tënd jetojmë
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 296
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 400 den / 6.5 € |
|
PREZANTIM ME NJERËZIT E DASHUR
Libri “Prezantim me njerëzit e dashur” nga autori Amër Halid është një përshkrim i veçantë i jetës dhe veprës së katër njerëzve më të mirë që kanë shkelur mbi sipërfaqen e tokës pas lajmëtarëve dhe pejgamberëve të All-llahut. Ummeti islam i njeh ata si Hulefai Rashidin. Ata i lavdëroi edhe All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik, duke dëshmuar për gradat e tyre të larta, udhëheqjen e urtë dhe pozitën e shkëlqyer në shoqëri.
Ata janë Ebu Bekr Es-Sidiku, Omer El-Faruku, Othman Dhun-Nurejni dhe Aliu [radijallahu anhu].
Konsiderojmë se çdo pjesëtar i Islamit në kohën tonë duhet të dijë më tepër mbi jetën e këtyre njerëzve të mëdhenj, për të kuptuar më mirë se si lundronte anija e Ummetit islam nën udhëheqjen e këtyre katër Halifeve të drejtë, si ata përfituan nga shoqërimi i tyre me të Dërguarin e All-llahut, Muhammedin, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe çfarë duhet të jetë sjellja jonë e përditshme dhe kontributi ynë për të mirën e kësaj feje dhe njerëzimit në përgjithësi.
Edhe në këtë libër lexuesi do të takohet me mënyrën shumë tërheqëse të ligjërimit dhe shkrimit që përdor autori i mirënjohur i kohëve të fundit, Amër Halid.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Prezantim me njerëzit e dashur
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 244
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 350 den / 6 €
|
|
ARTI I EDUKIMIT TË FËMIJËVE
Fëmijët janë zbukurimi i kësaj bote, janë gëzimi i prindërit dhe familjes në përgjithësi. Ata janë edhe përgjegjësia dhe amaneti për të cilin prindërit do të japin llogari. Për kujdesin e treguar ndaj tyre dhe edukatën e dhënë. Për orientimin e tyre në jetë, kah e mira dhe e lavdëruara. Neglizhenca në edukimin e fëmijës dhe lënia e tyre pas dore, mund të ketë pasoja të rënda në të ardhmen edhe për fëmijën edhe për prindin.
Etapa e fëmijërisë konsiderohet etapa më e rëndësishme në jetën e njeriut, aty është nisma e formimit dhe zhvillimit, dhe i tillë do të jetë njeriu pas saj: i shëndoshë apo i sëmurë. Pothuajse të gjitha sëmundjet shpirtërore lindin si rezultat i keqkuptimit të kësaj etape dhe të nevojave të saj. Frika, izolimi, konflikti, rrena, hajnia dhe defekte të tjera lindin në fillim të kësaj periudhe nëse veprohet gabimisht me fëmijën dhe nëse nuk bashkëveprohet me të me sjellje të shëndoshë etike.
Gatishmëria për nevojat e fëmijës, mënyra e realizimit dhe e përmbushjes së tyre, është çështje e rëndësishme për t’u zhvilluar fëmija dhe për t’u formësuar në mënyrë të plotë e të ekuilibruar në aspektet e personalitetit të tij të ndryshëm, duke filluar nga aspekti fizik, psikik, shoqëror, mendor dhe shpirtëror.
Lexuesi i këtij libri do të hasë në metodën e elementeve dhe në mos renditjen, që është tipar kryesor gjatë prezantimit të lëndës, e që, sipas këndvështrimit të autorit, është një ftesë për njoftim me temën dhe përfshirjen e lëndës së saj. Lënda aty u drejtohet prindërve (baballarëve dhe nënave), pedagogëve dhe të gjithë edukatorëve.
Po kështu, lënda - në të shumtën e rasteve - aplikohet për djemtë dhe vajzat duke filluar nga mosha dyvjeçare e deri në moshën trembëdhjetë vjeçare.
Autori është përpjekur që secilën temë t’ia referojë çdo grupmoshe të veçantë. Madje, temat - në të shumtën e rasteve - u janë lënë për shtjellim prindërve dhe edukatorëve tjerë, për faktin që ata duhet të jenë më të informuar për fëmijët me të cilët punojnë dhe çfarë u duhet dhënë atyre e çfarë jo.
Në fillim të çdo teme autori ka prezantuar çelësat e temës, për të qenë në dijeni lexuesi me temën e cila do të lexohet në vazhdim.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Arti i edukimit të fëmijëve
Autor: Muhamed Mursi
Përkthyes: Nehat Ismaili, Eljasa Mahmudi, Reshat Ibishi
Numri faqeve: 360
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 500 den / 8 € |
|
HISTORITË E PROFETËVE
Historitë e profetëve janë një realitet që përsëritet çdo ditë në jetën tonë. Ato janë ngjarje të njëllojta, por me personazhe të ndryshëm. Teksa flasim mbi historitë e tyre, sikur ne flasim mbi jetën tonë, por para mijëra viteve.
Vetë Kur’ani Famëlartë, mrekullia e përjetshme deri në Ditën e Kijametit, një e treta e tij, përbëhet nga histori të profetëve. A nuk tregon diçka e tillë mbi rëndësinë e këtyre historive! Zoti i Madhërishëm e ka ditur që njerëzimi do të përjetonte këtë zhvillim të jashtëzakonshëm, megjithatë e ka mbushur Kur’anin me histori të tilla rreth profetëve.
Historitë e profetëve në këtë libër janë trajtuar sipas një këndvështrimi të ri, sikur asnjëherë më parë deri tani.
Autori në parathënien e tij na bën me dije qëllimet e këtij libri:
Qëllimi i parë, t’i forcojë besimtarët dhe t’i bëjë të qëndrueshëm. Thotë Zoti në Kur’an rreth kësaj: “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e profetëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde. Në to të ka ardhur e vërteta dhe këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.” (Hud: 120)
Qëllimi i dytë, që të nxjerrim mësim prej tyre. Thotë Zoti në Kur’an: ”Në historitë e tyre ka shembuj për njerëzit me mendje. Ato nuk janë histori të trilluara, por janë vërtetuese të asaj që të është shpallur ty dhe sqarim për çdo gjë, udhëzim dhe mëshirë për ata që besojnë.” (Jusuf: 111)
Nëse dëshiron ta pastrosh zemrën nga sëmundjet shpirtërore, mënyrën se si ta bësh këtë e gjen tek historitë e profetëve. Kërkon të përsosësh moralin? Atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh si t’i edukosh fëmijët e tu, atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh se si të reagosh në fatkeqësi dhe kur përballesh me vështirësi, atë e gjen tek historitë e profetëve.
Qëllimi i tretë është që t’i kemi si shembull në jetën tonë. Ata janë me qëllim që ne të ndjekim rrugën dhe të ecim në gjurmët e tyre. Problemi më i madh i rinisë së sotme, është se nuk kanë një shembull model që ta ndjekin. Nëse do të dëgjosh apo lexosh historitë e profetëve, do të ndjesh se do të fillosh ta duash secilin prej tyre dhe do të duash që secilin ta kesh model për ta ndjekur.
Qëllimi i katërt është që të forcojnë besimin në zemrat e besimtarëve.
Qëllimi i pestë, të na mësojnë si t’i ftojmë të tjerët në Islam.
Qëllimi i gjashtë, që të lehtësohet kuptimi i Kur’anit. Shpeshherë, teksa lexojmë Kur’an, hasim vështirësi me kuptimin e tij. Pasi të njohim historitë e profetëve, do ta kemi më të lehtë ta kuptojmë Kur’anin.
Qëllimi i shtatë është që të rregullohen familjet.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Historitë e Profetëve
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri faqeve: 600
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 800 den / 13,5 € |
|
FETVA BASHKËKOHORE
(PJESA E DYTË)
Fetvatë kanë një pozitë të lartë në fe, për këtë edhe Ibn Kajjimi këtë veprimtari e krahasoi me imzanë-nënshkrimin e vendimeve të Zotit të botëve.
Nisur nga kjo, shumë prej dijetarëve të gjeneratave të para, fetvanë e shihnin punë shumë të madhe dhe me përgjegjësi, për këtë edhe i iknin fetvasë apo pyetësin e dërgonin te tjetri. Në mesin e tyre u përhap thënia: “Ai që merr guxim t’i futet fetvasë, ai merr guxim t’i futet zjarrit”. Kjo ishte si rezultat i vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e çështjes dhe për përgjegjësinë e madhe para All-llahut të Madhërishëm,
Duhet ditur faktin se prej krimeve më të mëdha në Islam është krimi i atyre të cilët thonë për All-llahun atë që nuk e dinë, duke e lejuar në këtë mënyrë të ndaluarën apo duke e ndaluar të lejuarën, duke mos pasur për këtë leje prej All-llahut të Madhërishëm.
Fundin e botës e përshpejton ajo që njerëzit të marrin prijës injorantë, ashtu që kur do të pyeten, do të përgjigjen pa dituri, e me këtë do të humbin edhe vetë e do t’i humbin edhe të tjerët.
Me të vërtetë, sot është për keqardhje dhe të ngushtohet zemra kur sheh se sa fetvaja është marrë si punë e vogël dhe e parëndësishme, ashtu që fetva japin ata që nuk kanë lidhje me fik’hun (të drejtën islame), apo thirren në ixhtihad ata që nuk dinë më tepër se t’i numërojnë kushtet e ixhtihadit. Ndodh që njerëzit e këtillë të bien në kundërshtim me konsensusin e dijetarëve të hershëm dhe të vonshëm, por atyre nuk u intereson asnjëra palë. Madje, disa njerëz marrin guximin që t’u hynë fetvave që kanë të bëjnë me gjërat më të ndërlikuara të besimit, shkencës, atyre individuale dhe shoqërore, ashtu që vlerësojnë për gjëra se janë të lejuara, për disa të tjera se janë të ndaluara, disa i shpallin mosbesimtarë, disa të tjerë mëkatarë, i nxjerrin në gabim të hershmit, i paraqesin të lajthitur të mëvonshmit, hapen me bisedat e tyre në shumë anë, ndërkaq ata ende janë të njomë, nuk janë lidhur ashtu si duhet!
Autori sqaron se nuk mjafton që të jepen përgjigje koncize se një çështje është e lejuar apo e ndaluar, është valide apo jovalide, sikur që kanë vepruar disa prej atyre që japin fetva, në të kaluarën dhe sot. Por, duhet të jepen përgjigje të hollësishme të cilat nuk mjaftojnë vetëm me përmendjen e argumenteve më të përafërta apo me sqarime të pakta, por duhet të mundohet të mbledhë argumente të cilat do ta mbështesin fuqishëm çështjen në fjalë dhe do ta kënaqë palën që kërkon përgjigje.
Autori, përgjigjen në çështjet fetare e kupton si formë të thirrjes islame, e cila përmban, krahas sqarimit të dispozitës fetare si: hallalli, harami, e preferuara, e urryer apo e lejuar, edhe elemente të domosdoshme për përmirësimin e botëkuptimeve, për zbardhjen e të vërtetave, për demantimin e paragjykimeve të ndryshme, për eliminimin e dyshimeve, për zbulimin e urtësive dhe fshehtësive, duke synuar në këtë mënyrë që të bëhet ndriçimi i mendjeve, ringjallja e zemrave, drejtimi i veprimtarisë...
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Fetva bashkëkohore (pjesa e dytë)
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Bashkim Aliu
Numri faqeve: 655
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 800 den / 13,5€ |
|
ISLAMI NË MIJËVJEÇARIN E TRETË
Mijëvjeçari i ri erdhi. Porsa kaloi dehja dhe dita e dytë e janarit ishte ditë e rëndomtë. Vallë a ndodhi diçka? A thua brenga jonë e vetme ishin kompjuterat tanë dhe adaptimi i tyre në mijëvjeçarin e ri? A thua sistemet e shoqërive tona, të cilët i mbajnë në jetë, gjenden para kolapsit? Vallë, a thua përsëri, ardhshmëria është ajo që, tanimë, ishte një herë?
Me fillimin e mijëvjeçarit të ri nuk munguan simptomat e krizës, të cilat stimuloheshin nëpër media, e që mund të shkaktonin përhapjen e histerisë për shkak të Fundit, për shkak të frikës para mijëvjeçarit të ri. Por, disi, viteve të fundit, në shoqëritë perëndimore erdhi një kohë kur më tepër manifestohej indiferenca e pajtueshmërisë, se sa ajo optimiste ndaj katastrofave të parashikuara. Frikën apokaliptike, irracionale nga Fundi, që deri para pak kohe ishte simbol i kulturës së “gjelbër”, e zëvendësoi shkatërrimi i ri. Kush frikësohej ende nga gjendja e jashtëzakonshme më 31 dhjetor të vitit 1999? Kush frikësohej nga lufta atomike, nga bombat nukleare, nga shkatërrimi i pyjeve, nga vrimat e ozonit, Çernobili, nga të ndryshuarit e klimës, Sida, nga lopët e tërbuara?
Muslimanët e kësaj bote reaguan në mijëvjeçarin e ri, edhe pse pa shampanjë dhe pa birrë, prapëseprapë më të lirshëm. Së pari, mijëvjeçari i ri ndodhi pikërisht në mes të vitit 1420 të llogaritjes së vitit islamik. E dyta, është një numër i vogël i muslimanëve, të cilët në radhitjet e numrave gjejnë ndonjë mistikë të llojit të Kabalës çifute. Madje, mijëvjeçari i ri nuk guxon t’i brengosë myslimanët, edhe pse momenti i fundit mund të vijë në çdo çast, fakt në të cilin besojnë edhe të krishterët edhe muslimanët. Atë e di vetëm Zoti.
A thua do të modernizohet bota islame, ose do ta pranojë American way of life, apo do të refuzojë çdo integrim të mëtejmë? A do të përhapet Islami edhe më tej me një shpejtësi të madhe në Perëndim, siç ndodhi edhe në pjesën e tretë të shekullit të kaluar? A thua do të rrjedh qetë një proces i këtillë? Cilat janë pasojat, të cilat do t’i përjetojë Perëndimi, po qe se bota islame nuk korr sukses në ripërtëritjen morale dhe strukturale? Cilat do të jenë pasojat nëse, në këtë sferë, Islami korr sukses dhe po qe se në Perëndim fiton prestigj? A thua ky religjion, i cili çdo herë në aspektin konceptual ka qenë edhe religjion botëror, atëherë edhe de facto do të bëhet vërtetë religjion botëror, madje, si i atillë do të bëhet edhe dominues? A thua atëherë Islami mund të paraqitet si terapi, e cila do ta shpëtojë Perëndimin? Dhe, a do të jetë atëherë Perëndimi i aftë që ta njohë Islamin si një ilaç të hidhur, i cili është i domosdoshëm, për ta tejkaluar krizën si qytetërim i suksesshëm?
Kjo është prapavija, këto janë pyetjet për të cilat flitet në këtë libër. Përgjigjet, siç thotë vetë autori, nuk do të jenë aspak popullore, sepse, “nëse njeriu flet për problemin, atëherë ai bëhet josimpatik”.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Islami në mijëvjeçarin e tretë
Autor: Dr. Murad Hofman
Përkthyes: Behxhet Jashari
Numri faqeve: 303
Formati: A5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 350 den / 6 € |
|
GJURMËVE TË TË DASHURIT TONË
Amër Halid, ligjërues dhe thirrës bashkëkohor, sot zë një vend meritor në skenën e thirrjes islame.
Kjo dëshmohet edhe nga libri i tij, “Gjurmëve të të Dashurit tonë”, ku Amër Halidi me një narracion elokuent dhe të rrjedhshëm shkëput fragmente nga jeta e bujshme e të Dërguarit të Islamit, Muhammedit, paqja e All-llahut qoftë mbi të.
Me tërë zellin e tij të thirrësit, autori gjeti mënyrë se si lexuesit t’ia bëjë më të afërt jetën e Muhammedit, të Dërguarit të fundit të All-llahut.
Ky libër nuk është vetëm një jetëpërshkrim klasik i biografisë së Muhammedit [alejhis-selam], sikur që ndoshta edhe jemi mësuar të lexojmë nëpër libra tjerë të kësaj natyre, por paraqet një mënyrë shumë më të veçantë dhe më tërheqëse të përshkrimit të jetës së njeriut që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë njerëzore, gjurmë këto që me dekada e shekuj po përcillen prej pasuesve të tij.
Libri në fjalë na tregon më për së afërmi bëmat dhe peripecitë që e përshkuan të Dërguarin e All-llahut. Në këtë libër do ta njohim të Dërguarin e All-llahut si njeri modest, besnik, tregtar, bashkëshort, prind, udhëheqës shpirtëror dhe shtetëror.
Nga ngjarjet dhe ndodhitë e përshkruara për mrekulli në këtë libër, autori ka nxjerrë edhe urtësitë dhe mësimet që mund të vlejnë për njerëzit në ditët e sotme.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Gjurmëve të të Dashurit tonë
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri faqeve: 438
Formati: B 5
Viti i botimit: 2006
Çmimi: 500 den / 8 € |
|
PËRMIRËSIMI I ZEMRAVE
Karakteristikë e këtij libri të autorit Amër Halid, një ligjërues i shkëlqyer bashkëkohor, është se ai në këtë libër mundohet që nëpërmjet shembujve konkretë të na ofrojë një material të bollshëm të cilin mund ta marrim si model sipas të cilit do të vepronim në jetën tonë të përditshme.
Meqë jeta i ka sfidat e veta, për një besimtar të vërtetë këtu mund të gjenden zgjidhje sipas të cilave do të mund të organizohej vetë jeta.
Për një ngritje shpirtërore besimtari duhet që të jetë sa më afër Krijuesit të vet. Adhurimet e përditshme janë vetëm se një hap më afër një morali të lartë dhe të çiltër.
Namazi, kujtimi i Zotit, respekti ndaj prindërve, mirësia, modestia, ruajtja e sekreteve dhe amaneti janë vetëm disa nga segmentet kryesore të cilat autori i përmend në këtë libër.
Edhe ky libër është botim i Shtëpisë Botuese “Furkan ISM”, Shkup e cila për vizion të vetin ka ngritjen e vetëdijes fetare dhe morale te besimtarët muslimanë.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Përmirësimi i zemrave
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri faqeve: 484
Formati: B 5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 500 den / 8 € |
 |
RIZGJIMI ISLAM NGA ADOLESHENCA DREJT PJEKURISË
Ummeti islam ka kaluar nëpër periudha të ndryshme e të vështira, me ç’rast njerëzit hamendin lloj-lloj mendimesh. Aty sprovohen besimtarët dhe pësojnë dridhje të forta. Disa të tjerë mendojnë se dielli i Islamit ka perënduar përgjithmonë dhe se shkëndija e Ummetit është shuar dhe nuk do të ndizet më kurrë. Por, shumë shpejtë pastaj shikojnë se ngjarjet i përgënjeshtrojnë hamendjet, sikur kur i sëmuri papritmas shërohet, ai që dukej i vdekur fillon të lëvizë.
Pas shumë betejash, sprovash dhe sakrificash, All-llahu i Madhërishëm nuk i çoi në dëm përpjekjet e besimtarëve, sepse Ai nuk e humb mundin e të mirëve, ashtu sikur që nuk u jep sukses përpjekjeve të të shthururve. Si rezultat i këtyre përpjekjeve është edhe ky rizgjim i bekuar, drita e të cilit ka përfshirë lindjen dhe perëndimin, frymëzimet e të cilit janë përhapur në veri dhe jug, brenda dhe jashtë botës islame. Ka përfshirë qytetet dhe fshatrat, burrat dhe gratë, kurse shtylla e tij kurrizore janë të rinjtë, e sidomos ata që janë të shkolluar nëpër shkolla, institute dhe universitete. Ky është një rizgjim mendjesh dhe idesh, zemrash e ndjenjash, i vullnetit dhe synimeve të larta, I punës dhe sjelljes, senzibilizues dhe ftues. Ai ka përfshirë të gjitha fushat, atë edukative, kulturore, shoqërore, ekonomike, politike…
Por, këtij rizgjimi i janë shfaqur disa mangësi që turbullojnë kthjelltësinë e tij, duke i vendosur perde thelbit dhe prishur imazhin e tij. Të gjitha këto i kemi konsideruar si sëmundje që duhet të kurohen dhe të mos neglizhohen.
Këto u dukën qartë në disa shfaqje të teprimit dhe ekstremizmit, me njëfarë nxitimi dhe reagimesh të pakontrolluara, duke u marrë më shumë me pamjen e jashtme sesa me esencën. Në disa raste janë shfaqur edhe disa forma të prirjes drejt ngurtësimit në mendime dhe mbylljes në vetvete, me prirje për të imituar, duke i vështirësuar gjërat dhe duke i larguar njerëzit, duke qenë emocional dhe të prirë më shumë drejt fjalëve sesa veprave, duke u kushtuar rëndësi degëzimeve anësore në vend të bazave të përgjithshme, si dhe duke u dhënë pas formave të dhunshme dhe hakmarrëse në vend të butësisë dhe mëshirës.
Libri në fjalë ka për qëllim udhëzimin dhe orientimin e këtij rizgjimi, ta drejtojë këtë devijim, të realizojë këtë objektiv, të mësojë dikë që nuk di, t’i tërheqë vëmendjen ndonjë të pavëmendshmi, të kujtojë ndonjë që ka harruar, të forcojë vullnetin e ndonjë të pavendosuri, të realizojë objektivat e tij dhe me lejen e All-llahut të Madhërishëm të japë frutat e tij në çdo kohë.
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Rizgjimi Islam nga adoleshenca drejt pjekurisë
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Nasuf Hoxha
Numri faqeve: 367
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 500 den / 8 € |
|
SI TË BASHKËVEPROJMË ME KUR’ANIN FISNIK
Kur’ani, Libri qiellor i cili përmban fjalët e fundit të ardhura për udhëzimin e njerëzimit, të ruajtura nga çdo shtrembërim e ndryshim qoftë në shprehje apo në kuptim. All-llahu e bëri atë të lehtë për përkujtim dhe mësim, andaj nuk është çudi të shohim burra e gra, të moshuar e fëmijë të cilët e kanë mësuar atë përmendësh.
Kur’ani është Drita e All-llahut që u zbriti njerëzve. Përmes saj zhduket errësira, qartësohet rruga dhe e vërteta, largohen dyshimet dhe mëdyshjet, orientohet i humburi, kurse i orientuari edhe më tepër e shton bindjen në rrugën që ecën.
Kur’ani e mban të gjallë lidhjen e njeriut me Zotin e tij, për të qenë adhurues i denjë dhe i bindur, për të qenë mirënjohës dhe falënderues ndaj Krijuesit për të gjitha të mirat që i ka dhënë.
Kur’ani është thirrje drejtuar botës njerëzore, që të njihen e të duhen mes vete, jo të jenë të huaj e të panjohur; të falin e të mirëkuptohen, jo të jenë fanatikë e të pamëshirshëm; të ndihmojnë njëri-tjetrin në të mira, e jo të sillen me armiqësi e urrejtje. Më e mira e të mirave është që të sillemi denjësisht me Librin e All-llahut në lexim e këndim, në zbatim e praktikë, në ligjet e tij, në mënyrën e thirrjes drejt udhëzimit, pasi ai është metodika e jetës njerëzore, ligji i politikave udhëheqëse dhe i thirrjes për te All-llahu.
Kur’ani duhet trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur vepruan brezat e parë të muslimanëve, e jo të bëhemi prej atyre që e lanë në harresë dhe u sollën keq me të.
Shpëtimi i vetëm i Ummetit dhe njerëzimit në përgjithësi, është të kthyerit kah Kur’ani, këndimi, kuptimi dhe zbatimi i tij në përpikëri.
Librin në fjalë autori e ka ndarë në katër kapituj themelorë:
Kapitulli i parë: Mbi veçantitë e Kur’anit dhe qëllimet e tij.
Kapitulli i dytë: Mbi bashkëpunimin me Kur’anin në të mësuar, lexuar e dëgjuar.
Kapitulli i tretë: Mbi bashkëpunimin me Kur’anin në kuptim dhe koment, në gjetjen e mënyrave më të arritura në shpjegimin e tij. Zhvillimin dhe kurimin e problemeve e paqartësive në komente.
Kapitulli i katërt: Mbi bashkëpunimin me Kur’anin në zbatimin praktik në thirrje e ligjshmëri.
Të vërtetën e tha All-llahu i Madhërishëm në Librin e TIj: “Dhe ky është libër, dobiprurës. Ne e zbritëm, përmbajuni këtij; ruajuni, ashtu që të mëshiroheni.” (El-En’am: 155)
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Si të bashkëveprojmë me Kur’anin Fisnik
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Flori Kola
Numri faqeve: 444
Formati: B5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 500 den / 8 € |
|