VEPRA logo
Logo link

DVD, e cila zgjat një mijë vjet!

PhilipsKompania Cranberry ka filluar me shitjen e zgjidhjes për ruajtjen e të dhënave që mundëson arkivimin shumë afatgjatë. DiamondDisc DVD i Cranberry-t mund të ruajë të dhëna deri më 1000 vjet, kurse është bërë nga një shtresë e veçantë prej gurit sintetik.
Meqë DVD nuk kurrfarë shtresa të ngjitura apo reflektive të cilat me kohë shkatërrohen, disku mund të përballojë edhe tendosje më të mëdha fizike dhe temperatura deri më 80 gradë celsius. Vetë mediumi është shumë i ngjashëm me DVD klasike, ka kapacitet të njëjtë 4,7 GB dhe mund të lexohet në shumicën e lexuesve ekzistues optik.
Çmimi i regjistruesit special të kësaj kompanie është 4.995 dollarë, kurse çmimi i një mediumi 34,95 dollarë (një copë) ose 29,95 për copë nëse blihen në sasi më të mëdha.

Asus dhe Toshiba më të besueshëm

Bazuar në rezultatet e hulumtimit për një mostër prej 30.000 kompjuterë, kompania SquareTrade parashikon që në periudhë prej treToshiba viteve do të prishen madje 31% nga numri i laptopëve të shitur. Gjithashtu, është konstatuar se netbook-ët prishen për 20% më shpesh se sa laptopët e zakonshëm.
Në shkallët e prodhuesve, Asus dhe Toshiba janë treguar si më të besueshëm me më pak se 10% të laptopëve që ishin prishur gjatë periudhës dy vjeçare. Sony, Apple dhe Dell gjithashtu janë prishur më pak se sa mesatarja. Nga ana tjetër, përafërsisht 15% e laptopëve nga Lenovo dhe Acer u prishën brenda dy viteve. Në fund të shkallës gjendet HP me rreth 16% prishje.
Parashikohet që në të ardhmen shkallët e prishjeve të laptopëve të pasojnë rritje të shtuar.

Sharkoon USB 3,0

SharkoonGjithnjë e më shumë prodhues prezantojnë harduerë të ndryshëm shtesë për përkrahje të USB 3.0, kurse një prej tyre është edhe Sharkoon-i gjerman. Produkti i parë është PCI Express Sharkoon USB 3.0 Host Controller Card, i cili ka dy konektorë USB 3,0 dhe lidhje 4-pinëshe me furnizim shtesë.
Kartela është bazuar në kontrolluesin tanimë të njohur të NEC-it - PD720200, është kompatibile me Windows XP, Vista dhe Windows 7, kurse çmimi i rekomanduar është 39,90 euro. Produkti tjetër do të dalë në shitje në fund të vitit 2009 me çmim prej 49,90 euro, kurse bëhet fjalë për shtratin e jashtëm për disqet nga linja prodhuese SATA QuickPort. Pajisja në mënyrë të shpejtë mundëson lidhjen me SATA disqet prej 2,5 dhe 3,5-inç, kurse në versionin e vet të fundit ofron mbështetje për 3.0 USB. Të gjitha produktet respektojnë specifikat USB-IF dhe janë kompatibile me versionet e mëparshme të USB.

Pesë vjet Firefox

Mozilla ka shënuar një ngjarje tejet të rëndësishme - plotë pesë vite nga fillimi i shfletuesit të popullarizuar të internetit Firefox. Vetë shfletuesi e ka filluar zhvillimin e vet si pjesë eksperimentale e Mozilla Project, kurse procesin e filluan Dave Hyatt dhe Blake Ross. Firefox
Pas shumë versioneve testuese dhe ndryshimeve të ndryshme të emrave për arsye ligjore (Phoenix, Mozilla Firebird...), Mozilla më 9 nëntor 2004 ka paraqitur versionin e parë të Firefox-it. Që atëherë, ky shfletues vetëm se e rrit popullaritetin (aktualisht rreth 24 për qind e tregut i takon Firefox-it), kurse ekziston pothuajse për të gjithë platformat - Windows, Mac OS, Solaris, BSD, Linux dhe OpenSolaris.

ATI ka prezantuar kartën grafike më të shpejtë në botë

SempronPas modeleve 5870 dhe 5850, të cilat e përzien botën harduerike me performansat fantastike dhe me mbështetjen për teknologjinë Eyefinity që mundëson zgjerimin e fotografisë dhe luajtjen e 3D lojërave në disa monitorë përnjëherë, ATI ka vendosur të prezantojë mbretin e klasës: Radeon HD 5970.
Gjërat ndryshojnë. Para rreth një viti ATI nuk ka mundur t’u konkurrojë kartelave më të forta nga Nvidia dhe është munduar t’u konkurrojë modeleve më të lira të klasës së mesme dhe të ulët, kurse tani ka kartelën grafike më të shpejtë në botë, përderisa Nvidia nuk do të ofrojë përgjigje të vërtetë deri në vitin 2010.
ATI Radeon HD 5970 ka dy çipa grafikë Cypress të cilët iniciojnë edhe modelin HD 5870, kurse testet në faqet e specializuara si HotHardware tregojnë se askush as nuk i afrohet, me përjashtim të dy kartelave grafike 5870 ose 5850 në mënyrën e punës Crossfire.
Sigurisht, këtu është edhe mbështetja për teknologjinë Eyefinity, që do të thotë se mund të luani në tre monitorë, me një rezolucion të përgjithshme prej 7680x1600 pikselë. Problemi i vetëm është shpenzimi i energjisë elektrike, e cila është afër 400W gjatë ngarkesës së plotë, si dhe çmimi prej 599 dollarë.

Përgatiti: Agim ABAZI