fetva

Akademia

LETËRNJOFTIMI I AKADEMISË EVROPIANE PËR FETVA DHE STUDIME

EMRI, CILËSIA DHE SELIA E AKADEMISË

Akademia Evropiane për Fetva dhe Gjurmime
Institucion shkencor islam profesional i pavarur që përbëhet nga një grup dijetarësh.
Selia aktuale e Akademisë: Qyteti i Dublinit, Republika e Irlandës

MBLEDHJA KONSTITUIVE

Mbledhja konstituive e “Akademisë Evropiane për Fetva dhe Gjurmime”, u mbajt në Londër të Britanisë në 21-22 të muajit Dhul Kade viti 1417 hixhri, që përputhet me datën 29-30 mars 1997 të Kalendarit Gregorian, në të cilën mbledhje morën pjesë mbi 15 dijetarë. Kjo qe përgjigje ftesës së lëshuar nga Unioni i Organizatave Islame në Evropë.
Në këtë mbledhje u miratua projekt-Kushtetuta e kësaj akademie (Rregullorja themelore).

QËLLIMET E AKADEMISË

Kjo akademi synon t’i realizojë qëllimet vijuese:
1. Afrimin e dijetarëve islamë në skenën evropiane dhe përpjekjen për unjësimin e mendimeve të tyre profesioniste rreth çështjeve thelbësore fetare.
2. Dhënien e fetvave kolektive që do t’i plotësojnë nevojat e muslimanëve në Evropë dhe do t’i zgjidhin problemet e ty¬re, si dhe do ta rregullojnë veprimtarinë e tyre në shoqëri¬në evropiane në dritën e parimeve dhe objektivave të Sheriatit.
3. Publikimin e gjurmimeve dhe studimeve nga lëmi i Sheria¬tit që merren me shqyrtimin e problemeve aktuale në skenën evropiane, duke synuar në këtë mënyrë realizimin e objektivave të Sheriatit dhe interesin e njerëzve.
4. Orientimin e muslimanëve të Evropës në përgjithësi dhe të rinisë së rizgjimit islam në veçanti, përmes publikimit të kon¬cepteve burimore islame dhe fetvave të mbështetura fetare.

MËNYRAT E REALIZIMIT TË QËLLIMEVE

Kjo akademi, qëllimet e veta mundohet t’i realizojë përmes mënyrave vijuese:
- Zgjedhjes së ekspertëve të Jurisprudencës islame në mesin e anëtarëve të akademisë. Kjo bëhet me qëllim që besimi në afinitetin e kësaj akademie të jetë njëri nga faktorët e realizimit të këtyre qëllimeve.
- Mbështetjes në burimet autoritative të të Drejtës islame, e në veçanti ato që bazohen në argumente autentike.
- Shfrytëzimit të fetvave dhe studimeve që janë publikuar nga akademitë juridike dhe institucionet tjera shkencore.
- Dhënies së mundit solid nxitës te organet zyrtare të ven-de¬ve evropiane që zyrtarisht ta njohin këtë akademi, si dhe t’i drejtohen të së njëjtës për njohjen e dispozitave të Sheriatit islam.
- Organizimin e seminareve fetare për aftësimin e dijetarëve dhe thirrësve.
- Organizimin e simpoziumeve për studimin e disa problemeve juridike islame.
- Publikimin e punimeve dhe fetvave të rregullta dhe eks-klu¬zive si dhe përkthimin e fetvave, studimeve dhe hulum¬ti¬meve në gjuhët tjera evropiane.
- Botimin e një reviste në emër të akademisë, në të cilën do të publikohen fetva, studime dhe hulumtime të zgjedhura rreth të cilave ka debatuar akademia, të cilat realizojnë syni¬met e saj.

BURIMET DHE NORMAT E FETVASË

Akademia Evropiane për Fetva dhe Gjurmime në publi¬ki-min e një fetvaje, mbështetet në:
1. Burimet e Sheriatit islam unanimisht të pranuara nga Ummeti, e ato janë: Kur’ani, Sunneti, Ixhmaja (bashkëpël-qi¬mi) dhe Kijasi (analogjia).
2. Burimet jounanimisht të pranuara nga të gjithë si: Istih-sani (pëlqimi), El-Maslahatu-l-Mursele (interesi evident), Sedu Dherai (mbyllja e vrimave – masat parandaluese), El-Istis-Hab (argumenti i gjendjes së parë), Urfi (tradita), drejti¬mi i sahabiut, dispozitat e Sheriatit para nesh, normalisht du¬ke i patur parasysh kushtet dhe kriteret e njohura që i miratuan dijetarët e sidomos nëse pas aprovimit të tyre qëndron interesi i popullatës.

Po ashtu, metodologjia e saj përqëndrohet në:

- Konsiderimin e katër shkollave juridike si dhe qëndrimet e dijetarëve tjerë, pasurinë e madhe juridike, e prej tyre mira¬to¬het qëndrimi i cili mbështetet në argumente autentike dhe dobi të dukshme.
- Aprovimin e argumentueshmërisë autentike gjatë nxjerrjes së fetvasë, mbështetjen në burimet autoritative, njohjen e aktualitetit dhe marrjen në konsideratë të lehtësimeve.
- Domosdoshmërinë e vëmendjes ndaj synimeve të Sheriatit si dhe largimin e ideve dhe veprimeve (hijel) negative të cilat nuk korrespondojnë me realizimin e synimeve.

MËNYRA E MIRATIMIT TË FETVASË DHE VENDIMEVE

Fetvatë dhe vendimet miratohen në emër të Akademisë në mbledhjet e saj të zakonshme apo të jashtëzakonshme me qëndrimin e përbashkët të të pranishmëve sipas mundësisë, apo me shumicën e dy të tretave të të pranishmëve, ndërkaq ai i cili mban qëndrim të ndryshëm nga anëtarët tjerë, ka të drejtë ta vërtetojë qëndrimin e tij të kundërt, sipas rreg¬u¬lla¬ve që aplikohen në akademitë e fikhut (jurisprudencës islame).
Statuti i Akademisë është decid se kryetari i saj nuk ka të drejtë, e po ashtu edhe anëtarët tjerë të saj, të japin një fetva në emër të Akademisë, pa mos e pranuar fetvanë përkatëse vetë Akademia, por çdonjëri prej tyre mund të japë fetva në emrin peronal të tij, pa mos ia shtuar fetvasë përkatëse fun¬ksioni i anëtarësisë së tyre në Akademi, apo që ta shkruajë në memorandumet zyrtare të Akademisë.

ANËTARËSIA

Rregullorja e Akademisë obligon që anëtari duhet t’i plotë-sojë kushtet vijuese:
1. Të kenë përgatitje universitare në lëmin e të drejtës islame, apo t’i kenë pasuar rrethet e dijetarëve dhe të kenë mësuar tek ata, si dhe ta njohin gjuhën arabe.
2. Të kenë karakteristika të mira dhe t’u përmbahen dispozitave dhe rregullave islame.
3. Të kenë vendqëndrim në Evropë.
4. Ta njohin lëndën e të drejtës islame dhe realitetin e sotëm ekzistues.
5. Që me ta të jenë të pajtimit pjesa dërrmuese e anëtarëve.
Po ashtu, me rregullore është paraparë e drejta e anëtarëve të Akademisë të zgjedhin disa dijetarë për anëtarë të aka-de¬misë në fjalë jashtë Evropës, të cilët i plotësojnë kushtet e përmendura të anëtarësisë përpos kushtit të tretë, nëse me ta pajtohen shumica absolute, por me atë kusht që numri i tyre të mos jetë më i madh se një e katërta e anëtarëve të Akademisë.
Në zgjedhjen e anëtarëve, merret parasysh që të bëhet për-fa¬qësimi i shteteve evropiane në të cilat prania e muslimanëve është e dukshme; po ashtu, merret parasysh prezentimi i shkollave të ndryshme juridike. Gjatë propozimit për anëta¬rë¬sim në Akademi, merret për bazë karakteristika e lëshuar nga tre dijetarë të njohur autoritativë.

TAKIMI I RREGULLT I AKADEMISË

Sipas statutit të Akademisë është i paraparë takim i rregullt vjetor të cilin e organizon Asambleja e saj e përgjithshme. Në këtë takim debatohet rreth punimeve të prezentuara në të, përkitazi me çështjet e ndryshme për të cilat ka nevojë komuniteti musliman në Evropë, si dhe jepet përgjigje për shumë pyetje që parashtrohen dhe kërkojnë përgjigje kolektive.
Sipas statutit, Akademisë i lejohet që të kërkojë ndihmë nga ekspertët, t’u bëjë thirrje të prezentojnë në mbledhjet në të cilat diskutohet për çështjet që u takojnë profesioneve të tyre, por, pa patur të drejtë votimi.
Që nga themelimi e deri në përgatitjen e këtij letërnjoftimi të Akademisë, ajo mbajti tetë seanca:
Seanca e parë: u mbajt në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës prej 24 deri 26 të muajit Rebiu Th-Thani 1418 hixhrij, 28-30 gusht 1997. Nikoqir i këtij takimi qe hirësia e tij dr. Mustafa Ceriq, Reis Ulema i Bosnjes. Në këtë seancë iu dhanë për¬gjigje shumë pyetjeve të parashtruara, ku më të rëndësi¬sh¬met i përfshiu ky punim.
Seanca e dytë: u mbajt në Dublin të Irlandës prej 19-21 të muajit Xhuma Del Ahire të vitit 1419 hixhrij, 9-11 tetor 1998. Nikoqir i saj qe Asociacioni humanitar “Al-Mektum” në Qendrën Kulturore Islame.
Seanca e tretë: u mbajt në Këln të Gjermanisë prej 4-7 Safer 1420 hixhrij, 19-22 maj 1999. Nikoqir i saj qe Shoqata turke “Mili Girish” në Evropë.
Seanca e katërt: u mbajt në Në Dublin të Irlandës prej 18-22 të muajit Rexheb 1420 hixhrij, 27-31 tetor 1999. Nikoqir i saj qe Asociacioni humanitar “Al-Mektum” në Qendrën Kultu¬rore Islame.
Seanca e pestë: po ashtu në Dublin të Irlandës prej 30-3 të muajit Muharem 1421 hixhrij, 4-7 maj 2000. Nikoqir i saj qe Asociacioni humanitar “Al-Mektum” në Qendrën Kulturore Islame.
Seanca e gjashtë: u mbajt në selinë e re të Akademisë në qytetin Dublin të Irlandës prej 28 Xhumadal-ula - 3 Xhumadal-Ahar 1421, 28 gusht - 1 shtator 2000.
Seanca e shtatë: po ashtu u mbajt në selinë e re të Aka¬de-misë në qytetin Dublin të Irlandës prej 29 Sheval - 4 Dhil-ka’de 1421, 24-28 janar 2001.
Seanca e tetë: u mbajt në qytetin Valencia të Spanjës prej 26 Rebiuth-thani - 1 xhumadal-ula 1422, 18-22 korik 2001.

Në këto seanca u diskutua për shumë çështje dhe probleme që i preokupojnë shoqërinë dhe individin musliman në Evro¬pë, si dhe iu dhanë përgjigje shumë pyetjeve të para¬shtru¬ara, një pjesë të të cilave i përfshinë edhe ky punim.

DEGË TË KOMISIONEVE PËR FETVA TË AKADEMISË

Duke e marrë parasysh largësinë kohore të termineve të seancave të rregullta të Akademisë, preokupimin e saj gjatë seancave me debatim rreth çështjeve parësore si dhe dëshi¬rën e Akademisë që t’ua plotësojë nevojat muslimanëve në Evropë dhe të jenë sa më ekspeditivë në përgjigjet ndaj pyet¬je¬ve të tyre, në seancën e dytë u mor vendimi për themeli¬min e dy komisioneve – degëve për fetva: njëra në Francë ndërsa tjetra në Angli, të cilat filluan me punë menjëherë.Po ashtu Akademia formoi edhe një komision për studime dhe hulumtime i cili do ta marrë përsipër botimin e revistës së Akademisë si dhe do të angazhohet me studimet dhe hu¬lum¬time të cilat do t’i ndihmojnë Akademisë në miratimin e vendimeve dhe fetvave. Vetëm All-llahu mundëson sukses dhe udhëzim.
Hirësia e tij, Husejn Muhammed Halave – Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë.

LISTA E ANËTARËVE TË AKADEMISË EVROPIANE PËR FETVA DHE GJURMIME:

1. Dr. Jusuf El-Kardavi – kryetar i Akademisë (Egjipt – Katar).
2. Gjykatësi Prof. Fejsal Mevlevij – zëvendëskryetar (Liban).
3. Prof. Husejn Muhammed Halave – sekretar i përgjithshëm i Akademisë (Britani).
4. Dr. Ahmed Xhaëballah (Francë).
5. Dr. Ahmed Ali El-Imam (Sudan).
6. Muftiu Prof. Ismail Këshulfi (Britani).
7. Ahmed Kadhim Er-Ravi (Britani).
8. Prof. Enis Karkah (Francë).
9. Prof. Rashid Ganushi (Britani)
10. Prof. dr. Abdull-llah Ibn Bijje (Saudi).
11. Prof. Abdurrahim Tavil (Spanjë).
12. Gjykatësi Abdull-llah Ibn Ali Salim (Mauritani).
13. Dr. Abdull-llah ibn Jusuf el-Xhudej (Britani).
14. Prof. Abdul-Mexhid Nexhar (Francë).
15. Prof. Abdull-llah ibn Sulejman el-Munij (Saudi).
16. Prof. Abdus-setar Ebu Gude (Saudi).
17. Prof. Dr. Uxhejl En-Neshmi (Kuvajt).
18. Prof. El-Arabi Bishri (Francë).
19. Dr. Isam El-Beshir (Sudan).
20. Dr. Ali Kura Dagi (Katar).
21. Dr. Suhejb Hasen (Britani).
22. Prof. Tahir Mehdi (Francë).
23. Prof. Mahbub Er-Rrahman (Norvegji).
24. Muhammed Takij Othmani (Pakistan).
25. Prof. Muhammed Sidik (Gjermani).
26-Prof. Muhammed Ali Salih El-Mensur (Britani ).
27. Dr. Muhammed El-Hevari (Gjermani).
28. Prof. Mahmud Muxhahid Hasen (Belgjikë).
29. Dr. Mustafa Ceriq (Bosnje).
30. Prof. Nihad Abdu-l-Kudus Seftesij (Gjermani).
31. Nasir ibn Abdull-llah El-Mejman (Saudi).
32. Prof. Jusuf Ibram (Zvicër).
33. Salim Shikhi (Britani)
34. Xhemal Bedevi (Kanadë)
35. Salahudin Sultan (Amerikë
36. Husejn Hamid Hasan (Egjipt)
37. El-Bakali El-Hamar (Holandë)
38. Mustafa Mulla Oglu (Austri)