fetva

Akademia

HYRJE

Dr. Jusuf el-Kardavi,
Kryetar i Akademisë

Falënderimi i takon All-llahut, paqja qoftë mbi pejgamberët e Tij të cilët Ai i zgjodhi, mbi Pejgamberin e fundit të dallu­ar, mbi familjen, shokët dhe ata që e ndoqën rrugën e tyre dhe u udhëzuan.
Prej begative të All-llahut që Ai ua dha muslimanëve, është edhe ajo se ata u zgjuan pas një gjumi të gjatë dhe i arriti ky riz­gjim i bekuar islam, i cili u përhap në Lindje e Perëndim dhe pati ndikim në ringjalljen e zemrave me besim, në ndri­çimin e mendjeve me njohuri, në forcimin e qëndrimeve me bindje dhe në ngritjen e sjelljeve në shkallën e përsosurisë.
Ky rizgjim nuk u ndal vetëm brenda kufijve të botës islame, por rrezet dhe gjurmët e tij u shtrinë edhe jashtë saj, ku jetojnë pakicat dhe komunitetet islame. Kjo qartë u pa në Perëndim, e në veçanti në Evropë, ku me miliona njerëz nga banorët e saj autoktonë jetonin thuajse të izoluar nga Ummeti i tyre islam, e disa prej tyre ishin të ngulfatur pas per­des së hekurt në periudhën e dominimit komunist. Mër­gim­tarët e parë të cilët i lanë vendet e tyre në botën islame, duke kërkuar jetesë më luksoze dhe fitim më të madh apo më të lehtë, shumica prej tyre u humbën dhe u shkrinë plo­të­sisht në shoqëritë e reja.
Më vonë shpërngulja u intensifikua dhe numri i mërgim­ta­rë­ve u shtua si pasojë e ndryshimeve që ndodhën në mbarë botën. Disa prej tyre emigruan për shkak të sigurisë dhe t’i shmangen dhunës e cila ushtrohej në vendet e tyre; disa për shkak të studimeve, disa për punësim, e disa për shkaqe të tjera.
Kështu, numri i muslimanëve në Evropën Perëndimore dhe Lindore, nga popullata autoktone dhe të mërguarit arriti diku afro 50 miliona veta. Për këtë, nuk është larg mendjes që ta përjetojnë rizgjimin që e përjetuan vëllezërit e tyre në botën islame, ta ndjejnë identitetin e tyre islam dhe se edhe ata janë pjesë e pandashme e popullit që iu shpall Kur’ani dhe pasues të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. E tërë kjo, pa dyshim, kishte ndikimin e vet në vetëdijen dhe sjelljen e tyre, kështu që ata filluan t’i kthehen fesë dhe misionit të tyre prej fillimit.
Kështu, mendjet e zgjuara, zemrat e pastra dhe dëshirat djaloshare filluan të tubohen dhe mbështesin njëra-tjetrën, të kenë mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë në ngritjen e institu­cioneve për të cilat ka nevojë bashkësia muslimane, të cilat e mbrojnë identitetin e saj pa u izoluar apo mbyllur në vete.
Për këtë u ndërtuan xhami për kryerjen e ritualeve fetare, shkolla për arsimimin e popullatës, klube për instruksione dhe relaksim, u organizuan kampe, u mbajtën kongrese e tu­bi­me të njëpasnjëshme shkencore, u botuan libra vëllimo­rë, u mbajtën ligjërata e fjalime dhe vepruan thirrës dhe mësues. Në vitet e fundit, vëllezërit entuziastë menduan në plotësimin e institucioneve për të cilat janë të nevojshme komunitetet islame në çdo vend. Prej kësaj rezultoi formimi i Unionit të Organizatave Islame në Evropë, prej fryteve të të cilit union qe themelimi i Fakultetit Evropian për Studime Islame në Francë. Gjenerata e parë diplomoi në këtë insti­tu­cion para disa muajsh; simotra e këtij fakulteti momentalisht themelohet në Britani.
Po ashtu rezultat i këtij aktiviteti ishte edhe themelimi i Akademisë Evropiane për Fetva dhe Studime, e cila tubon disa dijetarë që janë përgjegjës për fetva në qendrat e rëndë­sishme islame në Evropë, krahas shumë dijetarëve tjerë që jetojnë në vendet islame, por që janë të preokupuar me gjendjen e vëllezërve të tyre në Evropë, i vizitojnë shpesh dhe i njohin rrethanat dhe gjendjen e tyre.
Synimi i kësaj akademie është përpjekja e unifikimit të qën­dri­meve përkitazi me çështjet fetare (fetva) në këto vende, nor­malisht në bazë të mundësive, si dhe eliminimi i kundër­thë­nieve dhe luftës ideore rreth këtyre çështjeve, nëse ekzis­ton një mundësi e këtillë. E tërë kjo mund të arrihet përmes konsultimit, studimeve të përbashkëta dhe analizave të hollësishme kolektive, të cilat sot janë domosdoshmëri e patjetërsueshme.
Po ashtu synohet që kjo akademi të jetë autoritet fetar legji­tim për pushtetin vendas në çdo shtet, e kjo e forcon pozitën e komuniteteve islame dhe ua hapë perspektivat.
Kjo akademi nuk është rival apo alternativë e akademive islame themelore të mëdha në botën islame, si për shembull Akademia e Studimeve në Az’har, Akademia e Fikhut pranë Ligës Islame, Akademia e Fikhut Islam pranë Konferencës Islamike, por kjo akademi i plotëson punët e tyre në fushën e cila i intereson dhe në të cilën edhe u profesionalizua, gje­gjë­sisht problemet e pakicave dhe atyre që jetojnë jashtë botës islame dhe shoqërisë së muslimanëve, e nuk ka dy­shim se kjo akademi i shfrytëzon vendimet që merren dhe studimet që prezentohen në këto Akademi të mëdha.
Dijetarët islamë, All-llahu i mëshiroftë, kanë vërtetuar se fetvaja ndryshon sipas ndikimit të kohës dhe vendit; dukuri më transparente e ndërrimit të vendit është ndryshimi i vendeve islame nga vendet tjera.
Kështu, ai i cili jeton në zemrën e shoqërisë islame rreth vetes ka faktorë të cilët i ndihmojnë në sjelljet islame dhe përpikmërinë në Islam, për dallim nga personi që jeton në një shoqëri krejt tjetër.
Nisur nga kjo, misioni i kësaj akademie është që njerëzve të tillë t’ua lehtësojë në fetvatë e veta, e mos t’i rëndojë; që në thirrjen e saj të përgëzojë e mos të dëshpërojë, t’i mbajë njerëzit brenda kornizave të fesë, madje edhe me linjën më të ulët të Islamit, si dhe t’u përgjigjet me më të lehtën e jo më të preferuarën. Imam Sufjan Eth-Theuri thotë: “Fikhu, pro­fesionalizëm i vërtetë është toleranca nga njeriu i besue­shëm, ndërkaq të qenët kategorik e di çdokush.”
Domosdoshmërinë e ekzistimit të kësaj akademie e vërteton edhe ekzistimi i disa psuedoshkencëtarëve, të cilët e radhi­tën veten në mesin e ekspertëve të Fikhut, kështu që prej tyre u dhanë fetva (mendime) të pabaza e devijuese, të cilat ua lejojnë muslimanëve ta vjedhin pasurinë e atyre vendeve të cilat i strehuan, ushqyen dhe i siguruan, si dhe të domi­noj­në mbi to me çdo gjë që munden: me dredhi, falsifikim, manipulim, apo me çfarëdo mjeti tjetër. Kështu nuk u pa­guaj­në atë që e konsumojnë, nuk japin për shërbimet pu­bli­ke, trillojnë rrena të ndryshme vetëm e vetëm që të marrin ndihma që nuk i meritojnë, i mashtrojnë partnerët e tyre, ua bëjnë sherrin kur do që të munden. Këta njerëz janë turp për Islamin, meqë u ngjasojnë çifutëve të cilët i dhanë të drejtë vetes t’ua keqpërdorin pasurinë të tjerëve, dhe deklaruan siç thekson Kur’ani: “… Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurve (arabëve analfabetë). (Ali Imran: 75)
Këto qëndrime e dëmtojnë imazhin e Islamit dhe të musli­ma­nëve, po ashtu edhe komuniteteve islame u shkaktojnë probleme mjaft të mëdha, ndërkaq muslimanët i paraqesin si mafiozë të cilët nuk besojnë në vlerat dhe moralin e mirë­fill­të, nuk e mbajnë besën dhe premtimin e dhënë. Pikë­risht këto janë kokat e injorantëve të cilët i përshkruajti hadithi i vërtetë se kur i kanë pyetur për diçka “Kanë dhënë përgjigje pa dituri, e me këtë e kanë humbur edhe vetën edhe tjerët”.
Këto qëndrime injorante bënë që disa muslimanë të gjenden prapa grilave të burgut të akuzuar për vjedhje, falsifikim apo krime të ngjashme.
Më të rrezikshme janë instruksionet e tyre drejtuar disa musli­manëve për lejimin e vrasjes së banorëve të këtyre ven­­deve, në të cilat jetojnë të sigurt dhe u japin mjete të nevojshme për jetesë po qe se kur nuk mund të gjejnë punë apo janë nevojtarë “shpërblimi i mirësisë duhet të jetë vetëm mirësia”.
Për këtë, kjo akademi është e obliguar që ta vë në binarë të shëndoshë mënyrën e jetesës islame në Perëndim, t’i heshtë këto zëra që e lartësojnë të pavërtetën dhe të punojë në zgjidhjen e problemeve të muslimanëve në dritën e Sheriatit fisnik e madhështor.
Me ndihmën e All-llahut kjo akademi arriti të mbajë tetë seanca në vende të ndryshme evropiane ku u bisedua rreth shumë çështjeve të rëndësishme për të cilat edhe u pre­zen­tu­an studime dhe analiza të mirëfillta. Po ashtu akademia iu përgjigj një varg pyetjesh që iu parashtruan nga ana e in­d­i­v­i­dëve apo institucioneve nga vende të ndryshme evropia­ne. E gjithë kjo punë rezultoi me nxjerrjen e një mori fetvash të shkëlqyeshme me peshë shkencore, për pjesën më të ma­dhe të të cilave anëtarët arritën bashkëpëlqim, ndërkaq për disa pati edhe dallim në mendime, mirëpo u mbështet me­n­di­mi i shumicës, sikur që veprohet në të gjitha tubimt e fikhut.
Edhe para kësaj përmbledhjeje është botuar një përmbledhje tjetër, kështu që, asaj të parës i është bashkangjitur edhe përmbledhja e dytë që së bashku të botohen në këtë libër që kam nderin t’ua prezentoj lexuesve të nderuar. E lus All-llahun që këtë libër ta bëjë të dobishëm si për muslimanët e Evropës, po ashtu edhe për të gjithë të tjerët që kanë trajti­min e tyre, që mos të na privojë nga shpërblimi që u takon hulumtuesve që japin mund, po edhe nëse nuk ia qëllojnë. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!” (El-Bekare: 286)
Po ashtu, shfrytëzoj rastin që t’i shpreh mirënjohje fonda­cio­nit mirëbërës “Al El-Mektum që pozitivisht iu përgjigj kër­ke­save të kësaj akademie, e financoi me sinqeritet duke mos ndërhyrë aspak në veprimtarinë e vetë akademisë. All-llahu i shpërbleftë me të mira për atë që e bënë dhe qoftë lavdë­ruar All-llahu me ndihmën e të Cilit plotësohen mirësitë.