![]() |
||||||||
FETVA MBI USHQIMETFETVAJA 33PYETJA: Në qytetin tonë ka restorante pronarët e të cilëve janë arabë druzë, ndërkaq ne kemi dëgjuar shumë thashetheme rreth këtij sekti, prandaj a lejohet që ne të hamë në restorantet e tyre? Me këtë rast duhet bërë me dije se ata nuk i therin vetë kafshët, mishin e të cilëve e hamë në restorantet e tyre? Po ashtu, a lejohet që të hamë ushqime tjera përveç mishit në restorantet e sektit druz? PËRGJIGJJA: Druzët janë sekt renegat (e kanë braktisur) nga Islami dhe ata trajtohen si idhujtarë (mushrikë). Të gjithë dijetarët muslimanë janë të pajtimit se nuk është e lejuar të martohemi me gratë e tyre e as që ta hamë mishin e kafshëve të cilat i kanë therë ata. Nisur nga kjo, muslimanit nuk i lejohet ta hajë mishin e kafshës të cilën ata e kanë therë vetë. Ndërkaq, mishin të cilin ata vetëm e shesin, ndërkaq atë kafshë e kanë therë të tjerët, gjegjësisht muslimanët apo ithtarët e librit, është i lejuar që ta hanë muslimanët. Gjithashtu të gjitha ushqimet tjera në të cilat nuk është kusht therja, është e lejuar t’i hanë muslimanët, qofshin prej druzëve ose të tjerëve. FETVAJA 34PYETJA: Në përbërjen e disa prodhimeve gjendet shkronja (e) pas së cilës ka edhe një numër. Thuhet se kjo do të thotë se këto prodhime përmbajnë gjëra prej derri. Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë cili është qëndrimi i Sheriatit lidhur me këtë prodhim? PËRGJIGJJA: Këto përmbajtje të cilat e kanë shkronjën (e) dhe të cilave pas u shtohet një numër, janë komponente plotësuese që arrijnë mbi 350 sosh. Këto komponente ose janë të karakterit konservues (mbrojtës) ose ngjyrosës, dekorues, aromatik apo të ndonjë karakteri tjetër. Nga aspekti i origjinës këto komponente ndahen në katër grupe. |
||||||||