fetva
Akademia 1

FETVA TË NDRYSHME

FETVAJA 42

PYETJA: A lejohet pjesëmarrja e muslimanit në zgjedhjet vendore në Evropë, apo të votojë për një parti joislame që nuk punon në interes të muslimanëve?

PËRGJIGJJA: Vlerësimi i kësaj problematike u takon organi­zatave dhe shoqatave islame. Nëse ato vlerësojnë se në këtë mënyrë do të realizohet disa nevoja të muslimanëve të cilat nuk mund të realizohen pa këtë pjesëmarrje, në këtë rast një gjë e tillë kjo nuk është e ndaluar, por me kusht që kjo mos t’i kushtëzojë muslimanët të bëjnë lëshime më tepër se sa që kanë interes.

(Seanca e dytë)

FETVAJA 43

PYETJA: Punoj si mjek në një spital në Britani. Shpeshherë kërkohet prej meje ta nënshkruaj deklaratën për mosndotjen e mjedisit jetësor nga aspekti i radioaktivitetit në trupat e disa të vdekurve të cilëve feja apo sekti ua obligojnë djegien e kufomave, duke patur parasysh se ne marrim kompensim financiar për nënshkrimin e kësaj deklarate. Ne nuk kemi nevojë për këtë kompensim, po ashtu nuk kemi vështirësi të largohemi prej pune dhe t’i shmangemi nënshkrimit të kësaj deklarate. Kjo, ngase mjekët garojnë mes vete që ta përvetësojnë atë mëditje që jepet për këtë qëllim. Ju pyes se nga aspekti i Sheriatit, a është e ndaluar të nënshkruaj një deklaratë të këtillë?

PËRGJIGJJA: Nëse mjeku musliman pas analizës së kufo­mës konstaton se ajo po qe se digjet nuk shkakton ndotjen mjedisit, lejohet që të nënshkruajë një dokument të tillë, sepse ai me këtë dëshmon për atë që e di. Kur thirret të dëshmojë për një gjë të tillë nuk duhet të refuzojë, e sidomos kur dihet se mjekët tjerë e presin me padurim një rast të tillë dhe janë të gatshëm ta nënshkruajnë deklaratën e tillë për shkak të pagesës, pa mos u brangosur fare se një veprim i tillë e ndotë mjedisin jetësor apo jo.
Nëse këtë e bën mjeku, jemi të mendimit se nuk ka bërë ndonjë shkelje apo mëkat, sepse muslimani nuk ka për­gje­gjësi për atë që e bën jomuslimani nga bindja e tij personale. Muslimanët kanë sunduar në Indi një kohë të gjatë, por nuk përmendet se i kanë ndaluar banorët e atjeshëm nga djegia e kufomave të të vdekurve. Kjo është e ngjashme me rastin e çifutëve dhe të krishterëve kur jetonin në mesin e muslima­nëve, nën patronazhin e shtetit islam, e dihet mirëfilli se ata në faltoret, kishat, shtëpitë dhe jetën e tyre personale krye­nin veprime që nuk përputheshin me Sheriatin islam. Ata nuk detyroheshin t’i braktisin këto veprime, e po ashtu as muslimanët e as paria e tyre nuk ishin përgjegjës për këtë edhe krahas asaj se atyre u mundësohej t’i kryejnë veprimet e tilla.
Për atë, mjeku nuk është përgjegjës për veprimet e tyre pasi e nënshkruan deklaratën në fjalë, si rasti i atij që i shet rrush të krishterit, ai nuk obligohet ta pyes se a do ta bëjë verë apo do ta hajë. Po ashtu lejohet marrja e kompensimit, sepse kjo punë është e lejuar.

(Seanca e dytë)